‘Më shau, më uli para të tjerëve’. Lidhjet toksike, Gilberta: Më vinte rëndë nga publiku

Gilberta Simoni dhe Elios Shuli gjatë programit në “Abc e Pasdites” pohuan se shenjat e toksicitetit janë të patolerueshme dhe kuptohen kur një marrëdhënie merr fund.

“Unë mendoj që mund të shpëtosh nga një lidhje toksike duke folur me personin që kemi përballë. Duke biseduar mund të zgjidhjet një lidhjet toksike. Udhetimet janë një terapi ekstremisht e mirë”, tha Eliosi.

Nga ana tjetër Gilberta pohoi se “Unë mendova se lidhja ime do të kishte shpëtim, duke folur e biseduar si dy të rritur që e simpatizonin njëri- tjetrin. Nëse do isha toksike unë do ta kisha pranuar dhe jam shumë e sinqertë dhe nuk mbaj rezerva. Ajo ishte lidhje toksike, për shkak se jam rritur si vajzë e mirë, të bindem e tjera tjera,unë e tolerova në maksimum, më vinte dhe shumë rëndë nga publiku me thënë drejtën por duhet të ishte mbyllur më përpara. Ai më ulte para të tjerëve, më shau edhe pas ndarjes”.

Eliosi e ngacmon se nëse do ishte në rrethana të tjera a do vazhdonte me atë marrëdhënie. Ajo u shpreh se do ta kishte mbyllur që muajin e parë.

Ermali e pyet  Eliosin nëse ka personazhe toksike në showbizin shqiptar, ai pohon se Ana Lika ka qenë toksike në një marredhënie, por toksike gjithashtu tha se është edhe marrëdhënia Donald e Beatrix.

Shtuar 18.01.2022 18:37