Një makinë ka përfunduar në një humnerë 15 metra në Poliçan.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të mbijetojë dhe të dalë pa pasoja nga kjo ngjarje e rëndë.
Teksa kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t’u bërë pjesë e pelegrinazhit të shenjtë, Roland Memetllari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një humnerë 15 m.
Ndonëse makina është rrokullisur disa herë, ai ka dalë gjallë nga aty dhe më pas ka bërtitur me të madhe: “Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut”./albeu.com