“Më quajtën të çmendur, por e dëshmova se bëra mirë”, Dani Alves rrëfen se si u detyrua të largohej nga Barcelona

Dani Alves ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër Josep Maria Bartomeus dhe ish-bordit të Barcelonës rreth largimit të tij.

Braziliani ishte një nga pjesët më të rëndësishme të skuadrës në Camp Nou para largimit të tij në vitin 2016, por ai nuk është penduar për largimin e tij dhe ka thënë se nuk i mungon klubi.

Unë nuk besoja në njerëzit në krye të klubit në atë kohë”, ka thënë ai në Instagram kur u pyet për largimin e tij nga klubi.

Më vonë u dëshmua se kisha të drejtë. Për shkak se unë isha personi i parë që thashë ndonjë gjë, unë u quajt i çmendur. Por, si gjithmonë, unë jam një i çmendur i mirë”.

Natyrisht, mbrojtësi i djathtë u pyet se kë preferonte mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Pavarësisht nga madhështia e të dyve, një fotografi vlen një mijë fjalë” shkroi ai, ndërsa ndau një foto të tij dhe Messit duke festuar një gol së bashku.

news image

 


Shtuar 29.03.2021 21:11