Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan guri dhe deputeti socialist Petro Koçi, kanë folur rreth zgjedhjes së presidentit të ri dhe kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.
Sazan Guri, tha se ai do të ishte i duhuri për kryetar shteti pasi është edhe gur edhe shkëmb, por për Koçin, aktivisti është shumë i mirë në pozicionin që ka dhe se nuk i pëlqen në rolin e presidentit.
Komentet protagonistët i bënë në “Bardh a Zi” në ABC.
Pjesë nga biseda:
Gaçe: Kush është më mirë një president nga populli, apo një president nga politika?
Guri: Siç e tha edhe Petro, ju ja ku e keni gurin, unë jam edhe gur edhe shkëmb.
Koçi: Si gur më pëlqen, si president jo.
Guri: Çfarë ke ti?
Gaçe: Pse nuk të pëlqen si president?
Koçi: Se na varfërohet shoqëria civile./albeu.com/