“Me para bën gjithçka”, Gjiknuri flet për rritjen e pagave: Kemi nevojë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu, nuk kemi specialistë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është shprehur pro rritjes së pagave, duke theksuar se kanë nevojë për të rinj dhe të reja të rrinë në vend dhe të punojnë duke u paguar mirë.

“Disktukimi i sotëm është me rëndësi. Ky projektligj është një nga masat e duhura, që nuk duhej shoqërohej me debat, por me mënyrën sesi do të ndahen kategorite. Por mos harrojmë se është masa e duhur, por e vonuar. Kemi nevoj që të rinjtë dhe të rejat ta ndërtojnë të ardhmen në këtë vend. Sfidat që kanë vendet europiane janë të tilla dhe ky është një problem real. Këtu po zhduken vendet. Si mund të vijmë ne këtu të bëjmë politikë për një gjë që nuk është politike. Ka impakt dhe në ekonomi. Një pjesë të riskut financiar  e ka marrë shteti. është një masë shumë e rëndësishme dhe e mirë sociale. Jam krenar që policia adreson një ceshtje të mirëfllte sociale. Na duhen njerëz më të mirë dhe duhet t’u kërkojmë më shumë llogari, dhe kjo duhet të shkojë krah për krah me pagën. E kam të provuar vetë, nuk kemi njerëz, nuk kemi specialistë. Me pra bën sot gjithçka, por kush do t’i mirëmbajë. Faktori njeri është shumë i rëndësishëm”, tha Gjiknuri.


Shtuar 25.05.2023 12:11