“Më mirë të mos paguhem sesa të vaksinohem”, protesta masive në Francë kundër vaksinimit të detyruar (VIDEO)

Protesteues të shumtë marshuan në rrugët e Francës ditën e sotme. Reuters shkruan se protestuesit po protestojnë kundër vaksinimit me detyrim. Protestuesit u mblodhën nëpër rrugët e Parisit, Nisë, Montpellier, Lyon dhe qytete të tjera duke tundur pankarta, në të cilat shkruhej “Kundra diktaturës”.

Në mesin e protestuesve janë edhe anarkistët e ekstremit të djathtë dhe militantët e lëvizjes anti-qeveritare “Jelekët e Verdhë” që tronditën udhëheqjen e Macronit gjatë 2018-2019 për rritjen e çmimit të karburantit.

“Më mirë të mos paguhem sesa të më detyrojnë të marr vaksinën“, tha një protestues.

Protestuesit në Francë akuzojnë Macron për shkeljen e lirive të tyre dhe trajtimin e pabarabartë të qytetarëve. Ndërsa Presidenti nga ana tjetër tha se liritë mbartin përgjegjësi që përfshijnë mbrojtjen e shëndetit të të tjerëve.

Deri tani në Francë janë dhënë 76,5 milion doza vaksinash, ndërsa 33,4 milion persona janë vaksinuar plotësisht.