Me logon “Louis Vuitton”, si shitej droga ekstazi në lokalet e Tiranës, mes 5 të arrestuarve një vajzë

Një operacion antidrogë u zhvillua gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Burime për AlbEu bënë me dije se gjatë operacionit u sekuestruan rreth 10 mijë kokrra ekstazi ndërsa u shoqëruan 5 persona.

Bëhet fjalë për Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Në kokrrat e drogës ekstazi shihet e stampuar logoja e “Louis Vuitton”

Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë të Kosovës. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Sakaq, Policia e shtetit në orën 11:00 do të zhvillojë një konferencë lidhur me detajet e operacionit./Albeu.com.