Me kokën poshtë, Nevaldo Hajdaraj i kërkon falje babait të Klodian Rashës

Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e 8 dhjetorit të 2020-tës. Ndaj efektivit të forcave shqiponja, Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qëndruar me kokën ulur. Hajdaraj, akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit. Raportohet se avokati i ish policit kërkoi ndryshimin e kauzës nga “vrasje me dashje”, në “vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot u zhvillua seanca paraprake

Shtuar 26.03.2021 11:03