“Me këmbë në tokë, njësoj si unë”, Armina Mevlani zbulon “sekretin” e lidhjes së saj me Shkëlzenin (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Armina Mevlani është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar.

Armina preferon që të komunikojë shpesh me fansat e saj ku edhe kësaj rradhe ka zgjedhur që tu përgjigjet pyetjeve të tyre.

Pyetjet më së tepërmi lidhen me marrëdhënien e saj të dashurisë me Shkëlzenin.

Pyetja: Çfarë të tërhoqi nga Zeni që i keni rezistuar kaq shumë lidhjes?

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, theksoi ajo.

Gjithashtu, Armina ka treguar dhe se cilat janë cilësitë që ajo vlerëson më shumë te Shkëlzeni.

Pyetja: Cilat janë cilësitë tek partneri jot që keni qëndruar kaq shumë?

“Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”, shkroi Armina.