Një 20-vjeçare në Vlorë është zhdukur pa asnjë gjurmë.
Ka qenë nëna e saj e cila ka denoncuar në polici rastin.
Njoftimi i Policisë:
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja D. M., 47 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. M., 20 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj./albeu.com/