Me hanxharë dhe thika, një grup tunizianësh i shkon në derë familjes shqiptare në Itali, policia parandalon krimin

Mediat italiane raportojnë se bjë ngjarje tragjike është parandaluar në një familje shqiptare në zonën e Livornos, të cilëve u kanë mbërritur në derë të shtëpisë një grup tunizianësh të pajisur me hanxharë e thika, për të zgjidhur një çështje mes tyre, të mbetur pezull.

Ata janë shfaqur më 4 janar në derën e familjes shqiptare, që, sipas mediave italiane, është familje e shquar dhe me mjaft integritet në zonë.

Situata mjaft e tensionuar u zgjidh fatmirësisht pa dëme, falë alarmit të disa kalimtarëve dhe banorëve të cilët duke kuptuar rrezikun e rrethanave kanë lajmëruar menjëherë policinë, duke e bërë grupin e tunizianëve të arratiseshin.

Në vendngjarje, pak pas orës 16.30, kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent, karabinierët dhe efektivët e policisë. Ata nuk gjetën asnjë tunizian apo armë të ftohtë në vendngjarje. Megjithatë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tyre./albeu.com


Shtuar 5.01.2023 09:25