Me hanxhar në dorë, dy persona bastisin dyqanin dhe morën gjithçka

Nën kërcënimin e një hanxhari, dy burra, kanë grabitur një dyqan në Dudley të Anglisë.

Sipas mediave të huaja, dy burrat hynë në dyqanin në Old Park Road dhe kërcënuan punëtorin duke i kërkuar paratë dhe sendet me vlerë që ndodheshin brenda dyqanit.

Ata mbërritën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes me një Audi të bardhë, që po drejtohej nga një person tjetër, bazuar në deklaratën e policisë.

Uniformat blu, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar personat e përfshirë dhe përbri kërkesës ato kanë publikuar dhe videon e momentit të grabitjes.

“E dimë që fytyrat e tyre janë mbuluar në pamjet nga kamerat e sigurisë, por ky mund të ketë qenë një incident shumë i rëndë dhe e dimë që dikush mund të ketë informacione”, thuhet në deklaratën e policisë./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 13:37