Greqi- Dëshmia e një 25-vjeçareje bullgare, e cila denoncoi një bashkatdhetar 50-vjeçar për shfrytëzim seksual është e frikshme.
Në deklaratën e saj të paraqitur nga dimokratiki.gr, e reja bullgare përshkruan se 50-vjeçari, i cili ka një të kaluar të pasur në rastet e shfrytëzimit seksual të grave, e ka shitur për 20-30 euro te shumë burra, mes tyre pakistanezë.
Në fakt, 25-vjeçarja ka treguar në polici se 50-vjeçari e ka detyruar të abortojë kur ka mbetur shtatzënë nga një prej “klienteve”, ndërsa ka përshkruar se ai e ka mbajtur të mbyllur në banesën në Rrugën Orphanidou dhe nuk e lejonte të fliste me fqinjët.
Ajo deklaron se 50-vjeçari e ka futur në kurth. Pasi u bënë “miq” në internet, ai i premtoi se do t’ia kalonin bukur në Greqi dhe i ka paguar biletat e udhëtimit për në Rodos.
Bëhet e ditur se 50-vjeçari, ka qenë edhe më parë i skeduar nga policia e Rodosit.
Konkretisht më 5 gusht 2010 ai u shoqërua në komisariat për posedim të 5.7 gram kanabis dhe më 17 shkurt, 2012 për një rast përdhunimi dhe prostitucioni së bashku me një shtetas shqiptar 63-vjeçar./Albeucom