Sot në familjen Berisha ka festë. Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka uruar bashkëshorten e tij Liri për ditëlindje si dhe për përvjetorin e tyre të martesës.
“Sot super festa e familjes tonë!
Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.
Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!
Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera”, shkruan Berisha./albeu.com