“Me dashuri nga burri”, Ramush Haradinaj surprizon bashkëshorten në ditën e veçantë (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita Muçaj festoi ditëlindjen dhe mbushi 41-vjeçe.

Padyshim, nuk ka munguar edhe një dhuratë nga politikani, i cili ka vendosur ta gëzojë bashkëshorten me një buqetë të madhe trëndafilash me ngjyrë të kuqe.

Ka qenë vetë Anita që ka postuar në Instagram një foto, përmbi së cilës ka shkruar: “Me dashuri nga burri”. Gjithashtu nuk ka munguar as një postim nga ish-kryeministri i Kosovës në profilin e tij në Instagram, ku krah një fotoje me bashkëshorten shkruan:

“Faleminderit për gjithçka, Urime Anitë!”

Kujtojmë që çifti kanë së bashku tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.


Shtuar 13.10.2021 08:50