Me çorapë e kollare të kuqe, Rama ulet në shkallë pas çeljes zyrtare të negociatave me BE (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të tij nga Brukseli, ku shfaqet ulur në shkallë dhe duke parë në celular.

Në sy bie dhe luku i tij, Rama ka zgjedhur të veshë një kostum serioz dhe kollare të kuqe. Gjithashtu edhe çorape të kuqe, që i vesh thuajse përherë në takimet në Bruksel, që si duket i sollën sot fat.

“Fotoja e ditës” shkruan Rama, duke e cilësuar si më të veçantën nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare, ku zyrtarisht Shqipërisë iu çelën negociatat me BE-në./albeu.com