Me automatik në dorë, policia bën “zhurmë të madhe” për shoqërimin në gjykatë të Albert Zajës (FOTO LAJM)

Në këto pamje, shihet se si 12 efektivë policie mes tyre dhe RENEA shoqëruan Albert Zajën, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier teksa shoqërohet në ambjentet e gjykatës ku dhe do të njihet me masën e sigurisë.

Në fillim ishte një efektiv i RENEA-s me automatik në dorë, më pas 11 efektivë të tjerë të cilët shoqëronin Zajën i cili ishte me pranga në dorë dhe me një xhup me ngjyrë të errët dhe kapuç në kokë.

Është e vërtetë që Zaja konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë, por as policia nuk ka mbetur mbrapa për të bërë “zhurmë” për shoqërimin e tij në Gjykatë.

Ndërkohë, nuk ka asnjë informacion për autorët e tjerë të përfshirë në atentat të cilët vijojnë të enden të lirë.

Bëhet fjalë për shtetasit Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë./albeu.com


Shtuar 24.03.2021 10:26