Me arsenal armësh në banesë dhe i përfshirë në shitje droge, pranga 48-vjeçarit, procedohen dy të afërmit e tij

Një 48-vjeçar ka rënë në pranga në Berat, pasi është kapur me armë zjarri të cilat i posedonte pa leje. Po ashtu u proceduan edhe vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, të tre banues në fshatin Samaticë, Dimal.

Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.

Të lidhura

None found

Të tre ata ishin gjithashtu të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Aksione intensive dhe të koordinuara, në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.

Goditet një grup kriminal i implikuar në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 4 armë dhe municion luftarak, të llojeve të ndryshme.

Vihet në pranga një 48-vjeçar, procedohet penalisht vëllai i tij dhe një i afërm i tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe hetimeve proaktive, të kryera në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunimin me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuluan dhe goditën raste të veprimtarive kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Për to u vu në pranga shtetasi K. Sh., 48 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 42 vjeç dhe R. (M.). Sh., 46 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, të tre banues në fshatin Samaticë, Dimal.

Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.

Në vijim, nga hetimet dymujore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezultoi se këta 3 shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Shtuar 21.12.2023 12:31