Me 74 mandate “në xhep”, Rama habit me ftesën publike për Bashën: Eja bashkëqeverisim!

Kryeministri Edi Rama ka habitur mbrëmjen e sotme ku i ka kërkuar bashkëpunim sërish kreut të PD Lulzim Basha duke ofruar edhe bashkëqeverisje.

Me tone të qeta, Rama tha se nuk ka kufij për bashkëpunim me PD duke e vlerësuar për rezultatin e zgjedhjeve.

Debati në studio:

Edi Rama: Nuk kam kufij për bashkëpunimin me PD-në. Të tregojë që ka frymë si ne dhe vazhdojmë.

Ftesa për PD. Të jemi në një frymë. Dhe më pas s’kemi kufij për formën

Fevziu: Edhe bashkëqeverisje?

Rama: S’kam kufij, partneritet quajeni, ulemi dhe vëmë parime. PD-ja nuk është ndëshkuar nga populli, unë e kam lexuar votën e popullit për PD-në. Nuk e kam thënë në asnjë lloj momenti me cinizem. PD-ja ka arritur në maksimumin që mund të bënte. /albeu.com/

 


Shtuar 29.04.2021 22:13