Me 123 vota pro, Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut

Shqipëria është zgjedhur anëtare e këshillit për të drejtat e Njeriut për periudhën 2024-2026.

123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme e bënë Shqipërinë anëtare të Këshillit të të Dretave të Njeriut.

Lajmi është bërë publik nga Ministri i Punëve të Jashtëme të Shqipërisë, Igli hasani.

Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ai shtoi se Shqipëria do jetë plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut “kudo dhe për të gjithë”.

Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.


Shtuar 10.10.2023 18:14