“Me 10 euro grami?” Publikohen bisedat e bandës kriminale shqiptare në Greqi

Mediet greke kanë publikuar bisedat e grupit kriminal të adoleshentëve shqiptarë, të cilët u arrestuan nga autoritetet vendase.

Banda e përbërër nga pesë adoleshentë shqiptarë të moshave 16 dhe 17 vjeç trafikonte lëndë narkotike si edhe kryente grabije në Athinë.

Ata përdornin motoçikleta të vjedhura për të qarkulluar, ndërsa fotot e ruajtura në celularët e tyre i shfaqin duke mbajtur në duar armët.

Ata kishin kthyer konviktet studentorë në bastionin e tyre, si dhe kishin në dispozicion kokainë të ardhur nga Kolumbia, armë dhe thika. Banda e arrestuar është “degëzim” i një bande të madhe kriminale shqiptare që u shkatërrua nga policia shtatorin e kaluar.

Pjesë nga biseda:

-Vëlla, kam kokainë të pastër dhe pilula të mira.
– Të zezë e dua.
– Kam, sa do?
– Vëlla, dua tre, 10 euro grami?
-Po, ku do të takohemi? Nëse gjen dikë që do ekstazi apo ndonjë pilulë lsd, më thuaj. Sepse kam disa pilula që janë në shitje, janë të mira.

/albeu.com/