“McGonigal” në Kuvend, Rama “përballje” me opozitën, Berisha dhe 4 deputetë jashtë

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare. Me kërkesë të opozitës, në rend dite është futur dhe një nterpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama nga deputetë të opozitës, për çështjen e përfshirjes së tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal që po hetohet në Amerikë.

Do të jetë deputeti demokrat, Gazment Bardhi i cili do të mbajë qëndrimet e opozitës, ndërkohë që pritet të jetë një seancë jo e qetë.

Nga ana tjetër, në këtë seancë pjesëmarrja e opozitës nuk do të jetë e plotë, pasi 5 deputetë të Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë sepse janë të përjashtuar për shkak se 1 javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin e seancës. Bëhet fjalë për deputetë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi.

Gjithashtu, deputetët e PD dorëzuan në Kuvend kërkesën për ndryshimin e rendit të dites të seancës së sotme, duke kërkuar mocion me debat pa limit kohor.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët kërkuan që në seancën e sotme të kenë kohë pa limit për të diskutuar për çështjen “McGonigal” dhe përfshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzën amerikane.

Kërkesa:

Zonja Kryetare e Kuvendit, Ditet e fundit opinioni publik shqiptar dhe nderkombëtar eshte tronditur prej nje skandali te permasave nderkombetare qe ka perfshire edhe Kryeministrin e Shqipërise Edi Rama.

Sipas te dhênave te publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtèsise Amerikane, dhe media amerikane e nderkombetare, me 21.01.2023 eshte arrestuar zyrtari i larte i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar per shkelje te sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhie te ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si de per fshehje, manipulim de falsifikim te te dh@@nave për kontakte te papërshtatshme me shtetas te huaj, ku perfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkepunëtore te tij qe nuk mbajne poste zyrtare ne Republikën e Shqipërise.

Ne padine e ngritur ndaj z. McGonigal pran@ Giykates se Distriktit te Kolumbias (Uashington), renditen nje sere faktesh qe lidhen me te paktën 5 takime te fshehta te zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, ne pranine e dy personave te tjerè qè kanë bashkëpunuar dhe vepruar ne emër tê z. Rama, perfshire përmes mitmarrjes se shumes sè 225 mije dollarëve per te ndikuar ne zhvillimet e brendshme politike ne Shqipëri.

Kjo ngjarje e rënde eshte bère publike pas nje hetimi te thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI ne Los Angeles ndaj dy zyrave te FBI ne Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashme nie procesi giyqësor ne gjykatat e ketyre dy shteteve.

Njekohesisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska duhet te ishte i sanksionuar edhe nga Shqipèria qe prej 8 Prillit 2023, si vend kandidat qe baton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon te zotëroje biznese te licensuara dreitpërdrejt nga Qeveria shqiptare, ne shkelje te drejtpërdrejte te ketij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtezakonshme te këtij skandali te paprecedente, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi de akuzash per perfshirje ne
korrupsion nderkombetar, minimin e besimit te publikut ndaj institucioneve te shtetit shqiptar dhe
cenimin e marrëdhënieve politike de diplomatike ndërshtetërore ndërmiet Shqipërise dhe
Shteteve te Bashkuara te Amerikës; si de, bazuar ne Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 te Rregullores
se Kuvendit, nje grup deputetesh kerkon:

1. Ndryshimin e Rendit te Dites te seances se dates 02.02.2023, ora 10.00 ;

2. Ne përputhje me piken 1, përfshirjen si pike e pare e Rendit te Dites te nje Mocioni me Debat per çështien e mēsipërme.

3. Kerkojme qe Debati te mos kete limit kohor, duke i dhene mundesine çdo deputeti te
shprehet.

Kryetarja e Kuvendit te mbledhe menjehere pas dorezimit te kesaj kerkese, Konferencën e
Kryetarève, para fillimit te Seances Plenare date 2 Shkurt 2023, ora 10.00, për te bere ndryshimin
e Rendit te Dites te kēsaj seance sipas kerkesës se mēsipërme.