Mbyllja e shkollave nga moti i ftohtë, PD: Qeveria e dështuar, nuk ka ngrohje

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se shkollat do të mbyllen tre ditë (24-26 janar) për shkak se vendi ynë do të përjetojë temperatura shumë të ulëta.

Ky vendim, për Partinë Demokratike është një dështim i qeverisë. Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, në një deklaratë për shtyp thotë se në shkolla nuk ka ngrohje dhe pse janë akorduar fonde për garantimin e kushteve të mira.

“Të hënën të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar se është ftohtë dhe ka mbyllur shkollat. PD gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve. Mbyllja e shkollave është dështim i qeverisë. Qeveria ska siguruar as kushtet minimale për ngrohje.

Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave në vend të kushteve normale. Sistemet e kaldajave s’punojnë, rrjeti elektrik s’mban ngarkesë. Në Dibër për shembull edhe këtu shkollat s’kanë ngrohje.  T’i japim fund kësaj gjendje duke nisur që më 6 mars”, tha Sako./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 11:18