Mbyllet seanca, Kuvendi i Kosovës zgjedh katër zëvendësit e Avokatit të Popullit

Gjatë seancës së sotme pas votimit të projektligjit për pagën minimale deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dhe 4 zëvendësit e Avokatit të Popullit, ndërsa zgjedhja e një anëtari nga komuniteti jo shumicë ka dështuar.

Deputetët votuan për Anita Çavdarbashën, Majlinda Sinani, Niman Hajdari dhe Basri Kastrati, zëvendës Avokat të Popullit. Në votim morën pjesë 72 deputetë, ndërsa pesë fletëvotime ishin të pavlefshme.

Në mungesë kuorumi, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës së sotme. Ndërsa si pikë e vetme e papërfunduar mbeti zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./albeu.com


Shtuar 14.06.2022 17:53