Mbyllet pjesa e parë Tirana-Partizani, mungon goli

Është mbyllur pjesa e parë e derbit kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës.

Një pjesë e parë fantastike nga të dyja skuadrat. Rastet e pastërta nuk kanë munguar as për të kuqtë, por as për bardheblutë, por goli i parë nuk erdhi në intervalin e parë kohor.

Gjithashtu stadiumi “Air Albania” ka një atmosferë fantastike, ku “Guerrilsat” dhe “Fanatiksat” kanë krijuar një situatë mbresëlënëse dhe me adrenalinë.


Shtuar 19.10.2023 20:05