Mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës në të gjitha akset në kryeqytet

Ka përfunduar pas tre orësh mosbindja civile e sotme e Partisë Demokratike. Bëhet me dije se qarkullimi është zhbllokuar në të gjitha akset rrugore në kryeqytet, ndërsa protestuesit bashkë me drejtuesit e PD-së kanë marshuar drejt selisë blu.

Ndryshe nga herët e tjera, protesta e sotme nisi dhe u zhvilluar me përplasje të ashpra fizike mes përfaqësuesve të opozitës e protestuesve me efektivët e policisë. Situata më e tensionuar u paraqit te “Rruga e Elbasanit”, te “Sheshi Willson” dhe te bashkia e Tiranës, ku policia ka përdorur disa herë autobotët me ujë me lëndë djegëse dhe gazin lotsjellës me qëllim shpërndarjen e qytetarëve.

Ndërkohë përveç përplasjeve, në protestën e sotme ka pasur edhe shoqërime të shumta në polici të qytetarëve dhe jo vetëm. Siç e raportuam edhe më herët, drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te “Sheshi Willson”. Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet.


Shtuar 26.11.2024 20:20