Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Beratit.
Socialisti, Ervin Demo fiton bashkinë e Beratit me 61.47% të votave, duke lënë pas kandidatin e Bashkë Fitojmë, Zija Isamili, i cili mori 38.53% të votave.
Demo ka marrë fitoren me një diferencë prej më shumë se 6.186 votash.
PS ka marrë deri më tani 40 bashki, ndërsa koalicioni Berisha-Meta 6 bashki./albeu.com/