Mbyllen aplikimet për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese, zbardhen emrat e 3 kanditateve

Janë mbyllur aplikimet për kandidatët që synojnë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:

Fiona Papajorgji
Marjana Semini
Holta Zaçaj

Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

/albeu.com/