Mbretëresha Margaret e Danimarkës ka vendosur t’u heqë nipërve të saj titujt mbretërorë, një vendim që ka qenë surprizë për shumë njerëz. Kështu tashmë tre princat dhe princesha do të jenë konti dhe kontesha e Montbezat nga fillimi i vitit 2023.
Tani, fëmijët e Princit Joachim, Nikolai, 23 vjeç, Felix, 20 vjeç, Henrik, 13 vjeç dhe Athena, 10 vjeçe nuk mund të trajtohen më si princa dhe princesha, ose si anëtarë të familjes mbretërore. Mbretëresha Margaret ka konfirmuar se të katër fëmijët do të ruajnë titujt e tyre mbretërorë, pozicionet sipas rendit të pasardhësve.
“Vendimi i Mbretëreshës është në përputhje me vendime të ngjashme që shtëpitë e tjera mbretërore kanë zbatuar në mënyra të ndryshme vitet e fundit”, thuhet në deklaratë.
“Me vendimin e saj, Madhëria e saj dëshiron të krijojë kornizën që katër nipërit të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë shumë më të madhe, të papenguar nga konsideratat dhe detyrat e veçanta të vendosura nga një marrëdhënie zyrtare me Shtëpinë e saj Mbretërore”, thuhet më tej.
Duke folur me gazetarët në një mbrëmje në Muzeun Kombëtar në Kopenhagë, Mbretëresha Margarita tha: “Është një mendim që e kam pasur për një kohë të gjatë dhe mendoj se do të jetë mirë për ta në të ardhmen. Kjo është arsyeja”. Kur u pyet nëse ishte për “të mirën ” e tyre, ajo u shpreh:
“ Po, sigurisht ”. Në të njëjtën kohë, ajo iu përgjigj pretendimeve se nipërit e saj ndiheshin “të izoluar” nga kjo lëvizje, duke thënë: “Unë nuk e kam parë këtë”.
Megjithatë, lëvizja duket se nuk i ka shkuar mirë familjes, pasi ish-nusja e saj, kontesha Alexandra, ka folur negativisht për ndryshimin e ardhshëm, duke shprehur mospajtimin e saj për djemtë e saj, Nikolai dhe Felix, dhe vëllezërit e motrat më të vegjël.
“Të gjithë jemi të hutuar nga vendimi. Jemi të pikëlluar dhe të tronditur. Është e papritur. Fëmijët ndihen të izoluar. Ata nuk mund ta kuptojnë pse po u hiqet identiteti ”, tha ajo.