Pas tensioneve të mbrëmjes së djeshme në Veriun e Kosovës, një tjetër reagim ma ardhur nga përfaqësues të serbisë.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka deklaruar se mbrëmë rajoni ishte “në prag të një konflikti serioz”.
Petkoviç e drejtoi gishtin nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur atë si “kërcënim për serbët”. Këto fjalë Petkoviq i tha në një konferencë për media bashkë me kryetarin e Listës Serbe dhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.
“A e kuptoni se ne ishim fjalë për fjalë në prag të një konflikti serioz mbrëmë?”, tha ai. Petkoviç shtoi se plani i njësive speciale të Policisë së Kosovës ka qenë ‘pushtimi’ i veriut të Kosovës gjatë natës.