Mblidhet kryesia e PL-së/ Meta flet për humbjen e opozitës në lokalet e 14 majit: U bë presion ndaj votuesve

Është mbledhur këtë pasdite kryesia e Partisë së Lirisë.

Gjatë një deklarate për mediet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për rezervat e tij në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai tha se ditën e zgjedhjeve u bë presion ndaj votuesve. Ai theksoi se partia duhet të përgatitet që të jetë prezente në këshillat bashkiakë të vendit.

Kujtojme se qytetarët shqiptarë iu drejtuan qendrave të votimit të dielën e 14 majit për të zgjedhur “qeveritarët vendore për katër vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje pjesën dërrmuese të bashkive e ka fituar Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 53, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë 7, dhe një bashki ëhstë marrë nga MEGA, e cila është Bashkia e Finiqit.

“Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve. Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk [paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale. Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë sa edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë.

U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive. QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj. Qindra milion euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota dhe një fakt që provon këtë është edhe rënia e kursit të euros.
Një armatë e tërë ministrash e administratë sulmuan QV me presion ndaj votuesve.

Dhjetra milion euro u hodhën në mënyrë të paturpshme për asfalt elektoral. Për devijimin e rezultatit në momentin e fundit, një rol kryesor luajtën burgjet, shembull ishte kutia e fundit e burgut në Rrogozhinë. Detyrë e jona të thellojmë dokumentimin e krimit ligjor, të vijojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati të kësaj natyre. Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”, tha Meta.

/albeu.com/


Shtuar 22.05.2023 18:45