Qytetarë dhe demokratë janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike, pak para nisjes së protestës.
Me thirrjet “Berisha, Berisha…” ata qëndrojnë në oborrin e selisë blu, ku nga aty do t’i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe më pas para kryeministrisë.
Kjo është protesta e para kombëtare e opozitës, që kur Gjykata i dha vulën dhe logon Sali Berishës. Ky i fundit prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.