Mbillte kanabis në kasolle dhe e shiste lirshëm, vihet në pranga 50-vjeçari në Berat

Policisa ka vënë në pranga një 50-vjeçar i cili akuzuohet se kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.

“Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Të lidhura

None found

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Berat; Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e vprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Evidentohet një rast i kultivimit dhe prodhimit të lëndës natkotike

Vihet në pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan.

Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.07.2021 13:59