I mituri që po shihni në foto është pikërisht 15 vjeçari i cili nxori në pritë 32 vjeçarin Endri Mustafa.
15 vjeçari, Ergys Malja është është arrestuar si bashkëpunëtor i vrasësve të Endri Mustafës, ndërsa ka deklaruar në polici se “Kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Harazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve”.
15-vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve. Mësohet se adoleshenti ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është “Kaq ishte puna ime”.
Lidhur me vrasjen e Mustafës, policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin. Mirëpo, babai i këtij të fundit mohoi kategorikisht që familja e tij të kishte probleme me familjen e të ndjerit.
Ndër të tjera, ai ka thënë se 15-vjeçari punon për grupin e Asmer Bilalit dhe të Bajrave prej 3 vitesh dhe punon te kuajt e tyre.