Mbi 3,000 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) ka njoftuar ditën e sotme se numri i të vdekurve mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit e ka tejkaluar 3,000.

Numri prej 3,153 të vrarëve deri më tani përfaqëson një rritje prej 254 nga e premtja. OHCHR tha se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë më i lartë, duke përmendur vështirësitë në akses. Sipas raportit, shumica e civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, të tilla si sulmet me raketa dhe sulmet ajrore./albeu.com