Mbi 19 mijë viktima, zemërim dhe vështirësi në dorëzimin e ndihmave, çfarë ka ndodhur orët e fundit në Turqi e Siri

Albeu.com, më poshtë ju sjell një përditësim të asaj se çfarë ka ndodhur së fundmi në Turqi dhe Siri, pas tërmetit shkatërrues të së hënës:

-Më shumë se 19,000 njerëz janë konfirmuar se kanë vdekur dhe numri i viktimave duket se do të rritet më tej me përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes që vazhdojnë për të katërtën ditë.

-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se organizatat humanitare tani kanë sfidën për të siguruar që ata që i mbijetuan tërmeteve të vazhdojnë të mbijetojnë. Menaxheri i reagimit ndaj incidenteve thotë se tani janë mijëra njerëz që mbijetojnë “jashtë, në kushte të përkeqësuara dhe të tmerrshme”, me akses të ndërprerë në ujë, karburant, energji elektrike dhe komunikime, mes temperaturave nën zero.

-Përpjekjet për ndihma në Siri janë komplikuar nga konflikti i viteve, por karvani i parë i ndihmës për Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita thuhet se kaloi në territor nga Turqia. Dorëzimi i ndihmave jetëshpëtuese ishte ndërprerë për katër ditë për shkak të dëmtimit të rrugëve dhe çështjeve logjistike

-Ka pasur zemërim në Turqi lidhur me pretendimet se shërbimet e urgjencës iu përgjigjën shumë ngadalë incidentit, me disa njerëz që prisnin ditë që t’i arrinte ndihmë.

-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi dje se qeveria kishte hasur disa probleme, por tha se situata tani ishte “nën kontroll”./albeu.com


Shtuar 9.02.2023 15:10