Mbi 15 mijë mjekë rusë i dërgojnë letër Putinit: Jepi fund luftës

Konfliktet mes Rusisë e Ukrainës kanë arritur pikun e tyre, pasi po luftohet në të gjithë territorin.

Por duket se presidenti Putin, veç rezistencës nga urkainasit, po përballet edhe me rezistencë nga vetë rusët.

Mbi 15 mijë mjekë rusë dhe punonjës të tjerë të personelit shëndetësor i kanë dërguar një letër të hapur Presidentit Vladimir Putinit.

Ata kanë një kërkesë të vetme, që kreu i shtetit të ndalojë luftën kundër Ukrainës. Në dokumentin e botuar në British Medicial Journal, mjekët theksojnë:

“Kundërshtojmë fuqimisht veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës. Misioni ynë është të shpëtojmë jetë. Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive. Jeta është e paçmuar”, thuhet në deklaratë./albeu.com/