Mbeti i plagosur në atentatin e “Don Boskos”, zbardhet dëshmia e Kastriot Elezit: Nuk kam konflikte me askënd

Mesditën e djeshme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur shtetasit Kastriot Elezi 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22-vjeç.

Këtë të mërkurë, është dëshmia e Kastriot Elezit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

“Po pija kafe poshtë shtëpisë me Ronaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, është shprehur ai.

45-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Aktualisht, policia po ekzaminon makinën e dyshuar të autorëve, që u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes, në zonën e Kamzës, si dhe pistoletën me silenciator për të gjetur të dhëna për autorët.

Gjithashtu, po kqyren kamerat e sigurisë, që kanë kapur të gjithë ngjarjen.


Shtuar 4.09.2024 11:59