Andrea Dervishi, 43 vjeç ka mbetur i bllokuar ditën e sotme mes shkëmbinjve në kanionin e Holtës.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse menjëherë janë nisur në kërkim të tij.
43-vjeçari banues në Belsh ishte duke vizituar me miqtë e tij vendet turistike, ndërsa më pas ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”.
Njoftimi:
Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vende turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij./Albeu.com/