Mbështeti luftën në Ukrainë, Putin vlerëson me medalje mjeshtrin rus të shahut

Presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar sot me medalje mjeshtrin rus të shahut Sergey Karjakin.

Vlerësimi erdhi pasi shahisti u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Shahut, për shkak të mbështetjes së hapur që dha për agresionin rus në Ukrainë.

Medalja e cila i është dorëzuar Karjakit, “Për Merita ndaj Atdheut”, është një medalje e nivelit të lartë pasi i atribuohet atyre personave të cilët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në fushat e tyre.

Karjakin, i cili sfidoi Magnus Carlsen për titullin botëror në vitin 2016, është një mbështetës i Putinit dhe mbrojti në mediat sociale vendimin e Rusisë për të dërguar trupa në Ukrainë.

 

 

Kjo bëri që Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) ta pezullonte atë për gjashtë muaj për shkeljen e kodit të saj të etikës në mars.

Në reagimin e tij për vendimin e FIDE-s, shahisti rus tha se ishte një vendim i turpshëm.


Shtuar 2.06.2022 17:31