Mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës për të emëruar Ballën ministër të Brendshëm

Ka mbërritur këtë pasdite në Presidencë, propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njoftoi Presidenca.

Kujtojmë se Rama shkroi Çuçin pas skandalit të dhunës në Borizanë disa ditë më parë, ku fisi Rraja dhunoi barbarisht dy kushërinjtë e fisit Maja pasi këta të fundit kishin denoncuar dëmet në banesa nga gurorja e Krujës.

Gjithashtu, para se Rama të shkarkonte Çuçin, deputeti Rrahman Rraja dhe dorëheqje, pasi dhunuesit e Borizanës ishin familjarë të tij, përfshirë djalin dhe vëllain.

Rraja pritet të zëvendësohet në Kuvend nga Arkend Balla./albeu.com

 


Shtuar 10.07.2023 14:07