Mbërrin në atdhe trupi i mjekut Isuf Kalo, nesër mbahen homazhe në Akademinë e Shkencave

Ka mbërritur në atdhe trupi i Prof. Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në Kopenhagen të Danimarkës.

Për të nderuar emrin dhe kontributin e tij të vyer shkencor, në Akademinë e Shkencave do të bëhen homazhe ditën e Premte në orën 10.00 deri 13.00.

Fjala e përcjelljes do të mbahet nga anëtari i Akademisë Prof. Anesti Kondili në orën 11.00. Isuf Kalo do të prehet në Luzat të Tepelenës të shtunën në orën 12.00

Mjeku i njohur lindi në 1942 në Luzat të Tepelenës. Në vitin 1964 ai u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Tiranës.

Më tej ai u specializua për Diabetologji dhe Endokrinologji në disa vende të Europës, duke u bërë një nga pionierët e këtyre fushave në Shqipëri.

Për disa vjet ai ishte kreu i Endokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe mbante gradën Doktor në Shkencat Mjekësore.

Deri në vitin 1985, doktor Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 19:21