Mbërrijnë 74.880 doza të Pfizer në Shqipëri

Një tjetër sasi vaksinash ka mbërritur ne Shqipëri ditën e sotme,  74.880 doza të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se kjo ngarkesë ishte pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total, 2.2646.720 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Postimi i Ministres Ogerta Manastirliu:

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari. /albeu.com/

 


Shtuar 13.11.2021 17:10