Mbante fshehur një celular, kush ishte i dashuri i të miturës së abuzuar në Rrëshen

Detaje tronditëse bëhen me dije nga abuzimi i të miturës në Rrëshen.

Mësohet se i dashuri i të miturës është nga Artan Kaçorri, 31-vjeç i cili shkonte në shkollë dhe e ngacmone.

Bëhet me dije se fillimisht vajza që është në klasën e 9-të dyshohet se ka pasur marrëdhënie me 31- vjeçarin, i cilirezulton dhe  një prej 5 personave të arrestuar.

Kaçorri bashkë më 4 të tjerët, shantazhonin vazhdimisht vajzën duke e detyruar kështu që të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me ta.

Mësohet se mamaja i ka gjetur të miturës një telefon që nuk ishte blerë prej tyre, dhe në këtë moment kanë lindur dyshimet. Më pas së bashku me familjarët e mitura ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Lezhës, për 5 personat  e dyshuar të cilët u arrestuan.

Personat e arrestuar për ngjarjen janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj, shtetasi 17 vjeçar.

Në shkollën ku e mitura mësonte askush nuk pranon që të flasë, ndërsa shprehen se abuzimi nuk ka ndodhur në ambientet e institucionit, dhe në orët në vijim do të jetë drejtoria rajonale arsimore që do të japë një qëndrim për këtë ngjarje të rëndë.

Si e mitura ashtu dhe familja e saj ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike, dhe po marrin ndihmë psikologjike.


Shtuar 18.05.2021 20:03