Mbante familjen të ngujuar, gjykata liron Xherxh Laçin nga burgu: Ka nevojë për mjekim të shëndetit mendor

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Xherxh Laçin, i cili u arrestua vitin e shkuar pasi mbante familjen te ngujuar.

Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur për Laçin masën mjekim i detyrueshëm në spital, pasi rezulton se me probleme dhe çrregullim të shëndetit mendor.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se ai kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.  Elena Laçi ka dëshmuar në 6 muaj e fundit, ishte dhunuar sistematikisht që të mos dilte në asnjë moment nga pragu i shtëpisë.

Prej 5 vitesh, 50-vjeçari kishte ngujuar edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin pasi kishin përfunduar shkollën 9-vjeçare.

Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur.

Nga kontrollet e zhvilluara, në banesë u gjetën dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergji, nuk është krejtësisht emër i panjohur për policinë.

Ai është arrestuar në vitin 2013 pasi në të njëjtën zonë ku banon edhe sot qëlloi me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët përreth.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet