Mbanin “mall” fshehur në makinë, e pësojnë dy shqiptarët e pabindur në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi janë kapur me dy kilogramë e gjysmë heroinë fshehur në makinë.

Mësohet se dy të arrestuarit janë Francesko Jata dhe Dritan Caushi. Këta persona rezultojnë se kanë precedencë të mëparshme penale.

Ata janë lënë në paraburgim ndërsa para hetuesve nuk kanë thënë asnjë fjalë. Në momentin e arrestimit policia ka pikasur njërin prej shqiptarëve të cilin e kanë njohur për shkak së ishte me precedencë penale. Ai ka hipur në makinën me të arrestuarin tjetër, ndërsa pasi janë ndaluar nga policia kanë gjetur edhe heroinën e fshehur në bagazh.

Gjatë kontrollit në makinë, njëri prej shqiptarëve mundi të largohej. Policia si opsion të vetëm kishte se ai mund të largohej për në Shqipëri. Ata kontrolluan se cilët autobusë ishin larguar nga Verona në periudhën e fundit dhe kështu arritën të gjenin shqiptarin e arratisur.


Shtuar 24.03.2021 10:01