Mavia ma ka vjedhur mua ngjyrën/ Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Mos ngatërroni Metën me Veliajn

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat.

E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e PS) , Kryemadhi tha se kjo ishte përzgjedhje e saj e qëllimshme.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo u pyet nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Metën.

Gjithashtu, ajo tha se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me Metën.

Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj, Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.

Aktualisht, Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.


Shtuar 3.03.2025 12:58