Rreth 28 mijë maturantë, i’u nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku po testohen për Matematikën
Teza e provimit të Matematikës, është publikuar në rrjete sociale rreth 30 minuta pas nisjes. Ndërkohë, provimi vijon deri në në orën 12:30.
Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret, vijojnë të bëhen publike para se maturantët të nisin provimin.
Në dy testimet e para, atë të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë, teza e provimit u publikua në rrjet 30-40 minuta pas nisjes së testimit.
Por për Ministrinë e Arsimit, kjo nuk cenon procesin e provimit.
Kujtojmë se në provimin e parë atë të gjuhës së huaj, kishte më pak ekselentë dhe më shumë mbetës.