Mashtrimi i madh/ Kujdesni nga ky mesazh që po përhapet me shpejtësi për punësim

Shumë prej jush mund t’i ketë ardhur një mesazh, ose mund t’ju vi, siç e shihni në fotot e mëposhtme ku ju ofrohet një vend pune dhe paga është realtivisht e lartë, 50-200 euro në ditë.
Këto shifra patjetër që do t’ju tundojnë, por mos u mashtroni.

Në fakt ky mesazh po tenton t’ju fus në grackë prandaj mos tentoni t’i dërgoni një mesazh numrit që ju dërgojnë.

Numri përveç se nuk është shqiptar, prefiksi “+15” njihet në botë për prefiks fallco.

Ky mesazh nuk iu vjen nga një person konkret apo real, por ju niset me një adres email, që nuk ka asnjë qellim të mirë, aq më pak t’ju paguaj shifrën që premton.

Dyshohet se qëllimi i këtyre mesazheve janë hakerimi dhe vjedhja e të dhënave përsonale./albeu.com/

Shtuar 1.04.2022 12:12