“Masakra” në Elbasan, si është gjendja e 4 të plagosurve

Elbasani u torndit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku përplasja mes aktivistëve të PD-së dhe PS-së përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre një efektive.

Fatmirësisht gjendja e 4 të plagosurve pas përplasjes me armë të ndodhur një ditë më parë në Elbasan është e qëndrueshme.

Efektivja e policisë, Xhensila Sota është në spitalin e Traumës bashkë me Emiljan Prengën dhe Pavlo Vuksanin, ndërsa Eltjon Bodinaku ndodhet ende në spitalin e Elbasanit.


Shtuar 22.04.2021 09:58